Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtore e gjatë e të akuzuarit për abuzim seksual Jeffrey Epstein, është arrestuar, tha sot një zëdhënëse e FBI.

Avokatja e SHBA-së për Qarkun Jugor të Nju Jorkut tha që do të ngre akuza kundër Maxwell gjatë ditës për “rolin e saj në shfrytëzimin seksual dhe abuzimin e të miturve nga Jeffrey Epstein”.

Maxwell u tërhoq nga syri i publikut pas vdekjes së Epstein, një financier i akuzuar për përdhunim dhe trafikim seksual të të miturve për gati dy dekada.

Disa nga viktimat e Epsteinit pretendojnë se Maxwell i joshte ata në shoqërinë e tij dhe se ata ishin abuzuar seksualisht nga miqtë e tij të fuqishëm dhe ai.

Maxwell u arrestua këtë mëngjes në Bradford, New Hampshire, tha zëdhënësja e FBI, Adrienne Senatore.

Ajo do të paraqitet në gjykatën federale të enjten, thanë burime për Reuters.

Maxwell është ish e dashura e Epstein dhe ka qenë në rrethin e tij të brendshëm për një kohë të gjatë. Në një artikull të Vanity Fair të vitit 2003, Epstein e përshkroi si “miken e tij më të mirë”.

Epstein u gjet i vdekur në një burg federal të Nju Jorkut në gusht të vitit të kaluar, ku ishte në pritje të gjykimit nën akuzat për trafikim të skllevërve të seksit./ Tv Malisheva

Share.