Kryeministri britanik Boris Johnson është larguar nga spitali ku ka qëndruar për shtatë ditët e fundit për shkak të koronavirusit, raporton Guardian.
Trajtimi do të vazhdojë në Chekers, vendbanimin e tij në fshat, dhe me këshillën e mjekëve, Johnson nuk do të kthehet në punë menjëherë.
Ai falënderoi mjekët në Spitalin St. Thomas të Londrës që u kujdesën për të.
Johnson qëndroi në spital javën e kaluar për shkak të koronavirusit – kollë e thatë dhe ethe.
Ai u transferua në kujdes intensiv të hënën natën