Më shumë se 7.294.130 raste infektimi dhe 412.926 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 3.227.700 sot konsiderohen të shëruar

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5.015 vdekje të reja dhe 125.128 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 1.272, SHBA me 1.027 dhe Meksika me 596.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83.046 raste, përfshirë 4.634 vdekje dhe 78.357 të shëruar. Tre raste infektimi u regjistruan midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1.989.521 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 112 402 vdekje dhe 524.855 të shëruar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 41.128 vdekje për 290.143 raste, Brazili 38.406 vdekje për 739.503 raste, Italia me 34.114 vdekje për 235.763 raste dhe Franca me 29.319 të vdekur për 191.939 raste./ Tv Malisheva

Share.