Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda refuzoi sot ftesën izraelite për ceremonitë përkujtimore për çlirimin e kampit nazist të Aushvicit, ashtu si homologu polak, i cili protestoi kundër qëndrimeve ruse mbi Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti polak, Andrzej Duda hoqi dorë nga vizita në institutin “Yad Vashem” duke theksuar se homologu rus do të luante atje një rol udhëheqës.

“Presidenti lituanez kërkoi që presidenti i Parlamentit të përfaqësojë Lituaninë në Jeruzalem”, deklaroi zëdhënësi i presidentit, Antanas Bubnelis.

Ai refuzoi të japë më shumë detaje mbi shkaqet e këtij anulimi të minutës së fundit./ATSH/

Share.