Pa mjetet dhe pajisjet në vendin e punës, puna është pothuajse e pamundur. Për të pasur produktivitet në punë do t’ju duhen disa gjëra që jua lehtësojnë atë dhe e bëjnë punën më efektive. Ky artikull, nuk do t’i rendisë thjesht disa gjëra që duhet t’i keni gjithmonë afër, por do t’ju tregojë edhe arsyen pse ato janë të domosdoshme.

Fletore

Ndonjë fletore në tryezën e punës, në të cilën mund të merrni shënime dhe t’i renditni gjërat që keni për t’i bërë. Edhe pse sot me zhvillimin e teknologjisë, mundësitë për të marrë shënime digjitale janë bërë të zakonshme, ndonjë fletore ose letër fizike mbetet gjithmonë e rëndësishme për të shkruar shpejt gjërat urgjente.

Ato janë të lezetshme sidomos të merren në takime, për shkak se gjatë shënimeve nuk bëjnë zhurmë siç mund të bëhesh kur shkruani në tastierë.

Fletorja është gjëja më e lehtë për t’i “skicuar” mendimet që ju vijnë në kokë aty për aty. Madje ato bëhen më të kërkuara kur marrim parasysh që mund të marrim prej formave, ngjyrave dhe dizajneve më të ndryshme, duke e bërë tavolinën e punës më të rregullt dhe më të bukur për syrin.

Organizues

Mbani gjërat e vogla si lapsat, markerat, kapëset e letrave dhe kartat e biznesit në kuti të posaçme të cilat shërbejnë për ta organizuar më mirë tavolinën. Disa organizues të tavolinës janë të pastër dhe profesional, përderisa ka tjerë që janë me tema të ndryshme, varësisht prej karaktereve të punonjësve.

Dëgjuese

Dëgjueset mund t’i përdorni kur dëgjoni muzikë, kur shikoni prezantime virtuale, ose kur merrni pjesë në konferenca dhe takime online. Bartja e dëgjueseve duket diçka e zakonshme, por nuk është, sepse shumë punonjës nuk i kanë dhe i shpërqendrojnë kolegët e tyre duke dëgjuar gjëra me zë të lartë, e përveç kësaj edhe nuk mund të përqendrohen edhe vetë.

Ndonjë gotë apo tas që ka kuptim

Këto enë i përdorni pothuajse të gjithë punonjësit, por pak prej tyre e kanë një të personalizuar, sepse i përdorin ato një-përdorimshme. Zgjedhni një që e tregon personalitetin tuaj dhe i shton karakter tavolinës tënde!

Stilolaps cilësor

Stilolapsat më cilësi të mirë të cilët i përdorni të merrni shënime ose t’i merrni në takime tregojnë shumë për seriozitetin tuaj. Po sikur t’i gdhendni inicialet tuaja ose tërë emrin? Kjo u tregon kolegëve që nuk e keni zgjedhur aksidentalisht.

Një shishe uji cilësore

Dehidrimi gjatë orarit të punës ju ndikon në mungesë të produktivitetit dhe shpërqendrim. Mendoni për një shishe uji e cila është mjaftueshëm e madhe, sa për të mos pasur nevojë ta mbushni gjatë gjithë kohës dhe të humbisni kohë! Gjithashtu zgjidheni edhe materialin, ata të shëndetshmit, jo ata që janë të dëmshëm për shëndetin.

Tastierë higjienike

Shqetësimi më i madhi punonjësve për të pirë kafe ose ujë në tavolinën e punës është mundësi për t’u derdhur në tastierë dhe për ta prishur atë. Këtë mund ta shmangni duke u pajisur me një tastierë e cila pastrohet lehtë. Një e mirë tjetër është edhe mundësia për ta pastruar shesh. Miu dhe tastiera janë pajisjet që kanë më së shumti papastërti.

Bimët

Bimët nuk janë thjesht diçka që e zbukurojnë tryezën tuaj, por gjithashtu e rrisin kualitetin duke i rritur nivelet e lagështisë dhe duke i hequr grimcat e dëmshme. Bimët ZZ, philodendron, dracaenas dhe zambakët e paqes, janë më të mirat për t’u mbajtur në zyrë, sepse janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe rriten mirë në kushtet e zyrës.

Përveç kësaj, aroma e tyre është e mirë për t’i ulur nivelet e stresit dhe për ta ngritur kreativitetin.

Karikues pa kabull

Duke qenë që telefoni sot është shumë i rëndësishëm, sepse aty i kemi të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me punën, ai na duhet afër gjatë gjithë kohës. Shto këtu, që nuk do të krijoni rrëmujë në tryezën tuaj.

Kapëse letrash

Letrat janë gjërat që bëjnë më së shumti rrëmujë në vendet e punës. Po nuk i mblodhët, tryeza juaj do të bie në sy për keq dhe do të dukeni punonjës i papërgjegjshëm.

Tjetra, duke qenë që e keni krijuar një gjendje alarmuese kaotike nuk do të jeni në gjendje t’i gjeni dokumentet e rëndësishme, prandaj edhe aftësia juaj e menaxhimit të kohës do të zhduket. /Akademi Pune

Share.