Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, ditën e nesërme, imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni do të vizitojë Kosovën, njofton Bashkësia Islame e Kosovës përmes faqes së Facebook-ut.

Ai do të qëndrojë për vizitë tri ditore.

Ai do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë, kurse të enjten do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë./TV Malisheva

Share.