Më shumë se 232 680 raste infektimi dhe 9 827 të vdekur, u regjistruan sot në 158 vende të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 1 043 vdekje të reja dhe 23 701 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 427 vdekje, Spanja me 169 dhe Irani me 149.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 928 raste, përfshirë 3 245 vdekje dhe 70 420 të shëruar. 34 raste infektimi dhe 8 vdekje u njoftuan midis të mërkurës dhe të enjtes.

Që nga dita e djeshme, Pakistani, Rusia, Kosta Rika, Meksika dhe Tunizia kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Ishulli Maurice, Barbados, Zambia, Fixhi, Bahamas, Salvadori, Nikaragua, Çadi, njoftuan rastet e para të infektimit.

Azia – 94 253 raste (3 417 viktima).

Europa – 103 287 raste (4 901 viktima).

Lindja e Mesme – 20 598 raste (1 301 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 11 321 raste (163 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 1 711 raste (18 viktima).

Oqeania 738 raste (6 viktima).

Afrika – 778 raste (21 viktima)./TV MALISHEVA/

Share.