Kryetari i Komunës së Prizernit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje që banorët të rrinë më shtëpi. Ai ka marrur raste gjatë varrimit të të vdekurëve në Nju Jork , dhe Malishevën e Gjilanin
Ja postimi i plotë:
Sot para se të dilni jashtë mendoni dyhere, këto janë foto nga varrezat masive në New York (foto: BBC).
Nga rastet e fundit me koronavirus në Kosovë, nga një person në Ferizaj janë infektuar 17 kontakte të tij. Në Prishtinë nga një person 20 kontakte të infektuara. Në Malishevë dhe Gjilan shumica e rasteve janë nga ndejet nëpër oda e vizitat tek familjarët nëpër shtëpi.
Rri në shtëpi, mos vizito të tjerët!
Ata që po minimizojnë rrezikun janë duke e kryer punën e djallit.
