Shtohet një kapitull në luftën e hapur mes Brescias dhe Mario Balotellit. Pasi klubi e pengoi të martën e kaluar të stërvitej me skuadrën (ishin imazhet më surreale që janë parë kohët e fundit), sulmuesi ka vendosur ta padisë Brescian për shkak se nuk ka marrë ende pagën e muajit mars.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Balotelli ka kërkuar për herë të tretë përmes avokatëve të tij që të bashkohet në stërvitje me pjesën tjetër të grupit.
Së fundi në qëndrimin e tij është shtuar edhe kërkesa për shlyerjen sa më parë të pagës së muajit mars, një pagesë për të cilën shumica e skuadrave dhe lojtarëve të tyre ranë dakord ta pezullonin pas krizës së Koronavirusit.
Brescia është ndër të vetmet klube që nuk e ka zyrtarizuar ende marrëveshjen me futbollistët për uljen e pagave, fakt që Balotelli e ka shfrytëzuar për t’u hedhur në kundërsulm.
Do të duhet të presim ende për të kuptuar e si përfundon historia.