Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Rastavic të Deçanit.

Lidhur me rastin, një person është dërguar në mbajtje prej 48-orësh.

“Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës. Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.”, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. /TV Malisheva

Share.