Probleme sërish për Lionel Messin. Policia e Barcelonës, në aeroportin e El Prat u njoftua se dy bomba ishin vendosura në makinat e Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Forcat e sigurisë, së bashku me qentë e tyre kanë shkuar për të kryer kontrollin e nevojshëm dhe ka rezultuar se alarmi ka qenë fals, sepse nuk u konstatua asgjë, në asnjërën prej makinave të dy futbollistëve.

Makinat e dy sulmuesve të Barcelonës ndodhen në parkingun e aeroportit të El Prat, aty ku do t’i merrnin pasi të ktheheshin nga Ibiza.

Share.