Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmes një thirrje publike përmes rrjetit social Facebook, ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në luftën kundër dhunës në baza gjinore.

Përmes mesazhit kërkohet që në çdo rast rreziku të kërkojnë strehim nëpër strehimore të sigurta.

“Në të gjithë Kosovën, ekzistojnë shtëpi dhe strehimore të sigurta që ofrojnë strehim, ushqim, veshje dhe mbështetje psiko-sociale. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë. 16 Ditë, Bashkohuni”, thuhet në thirrjen e Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë.    /TV Malisheva

Share.