Analisti politik, Arben Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka shkruar se kurrë SHBA nuk ka kërkuar shtet në formë asociacioni brenda Kosovës.

Sipas tij, për një grusht vota u quajt Zajednicë, dhe se anjë e keqe nuk na vije nga Shtëpia e Bardhë, raporton TV Malisheva.

Postimi i plotë:

Asnjehere ShBA nuk ka kerkuar shtet ne forme asociacioni brenda Kosoves.

As atehere kur politika jone per nje grusht votash i thonin zajednice.

Nuk e kerkon as tash.

Asnje e keqe nuk na vije nga Shtepia e Bardhe. Duhet unitet, lidership dhe marreveshje perfundimtare.

Shtepia e Bardhe eshte adresa.

/TV Malisheva

Share.