Arsenali e ka kthyer interesimin kah mesfushori i Chelseat, Jorginho, ndërkohë që po kërkon një mesfushor qendror.

Marrëveshja duket të jetë larg, megjithatë angazhimi për transferimin ka filluar dhe burimet e Daily Mail pohojnë se mund të ndodhë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Topçinjtë e duan Moises Caicedon e Brightonit, megjithatë ofertat e tyre janë refuzuar dhe nuk dëshirojnë prishjen e marrëdhënieve mes klubeve. Po ashtu, ka dështuar edhe përpjekja për Weston McKennie të Juventusit, i cili do të kalojë te Leeds United.

Në anën tjetër, Chelsea është duke tentuar ta transferojë Enzo Fernandezin nga Benfica dhe në këtë rast Jorginho nuk do ta ketë të sigurt vendin në formacionin bazë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka bërë prioritet nënshkrimin me një mesfushor para mbylljes së afatit kalimtar dimëror mbrëmjen e të martës.

 

Share.