Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, lideri i Premier Ligës, Arsenali ka bërë një ofertë prej 68 milionë eurosh drejt Brightonit për Moises Caicedon.

Mikel Arteta dëshiron ta përforcojë mesfushën me Caicedon, për ta vazhduar garën drejt titullit të Premier Ligës.

Chelsea kishte bërë një ofertë prej 62 milionë eurosh këtë janar, por që ishte refuzuar pasi që Brightoni po shpreson që ta mbajë Caicedon, por tani Arsenali është duke bërë presion të madh për yllin ekuadorian.

Bisedimet do të hyjnë në fazën finale sa i përket të ardhmes së Caicedos.

/TV Malisheva

Share.