Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK).

Atiq, ka kërkuar nga drejtori i Asociaiconit, që komuna që ai e drejton të bëhet pjesë e AKK-së.

“Si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, ju njoftoj se me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkëta komunale, bazuar në nenin 31 dhe 32 të Ligjit për qeverisjen lokale, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, kemi filluar procedurat për anëtarësim të komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, ka shkruar ai.

/TV Malisheva

Share.