Në një intervistë bombastike, babai i Ansu Fatit, Bori Fati, ka shpërthyer ndaj Barcelonës për mungesën e minutazhës që 20 vjeçari e ka pasur këtë sezon, dhe dëshiron që i biri i tij të largohet nga klubi nëse situata nuk ndryshon.

Pavarësisht se ka lënë pas vete fatin e keq me lëndime, Fati nuk po ka minuta të kënaqshme këtë sezon, ku shumicën e ndeshjeve i ka filluar nga banka rezervë.

Edhe në rastet që ka qenë titullar, Fati nuk ka treguar paraqitje të mirë, gjë që me siguri do të ndodhë për mungesën e vazhdimësisë dhe minutazhës nga trajneri.

Babai i Ansut mbajti një takim me drejtorët e Barcelonës, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff në fillim të kësaj jave për të diskutuar situatën e të birit.

Më pas, ai ka bërë publike ankesat e tij gjatë një interviste për “COPE”, teksa tha: “Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, por dua ta shoh të ketë sukses. Nuk do të shkoj më në stadium, jam shumë i zemëruar me klubin. Pas një muaji do të takohemi me Jorge Mendes, sigurisht”.

“Më pengon fakti që Ansu luan kaq pak. Jemi duke folur për një lojtar që është me kombësi spanjolle dhe vjen nga La Masia. Ai meriton më shumë se kaq”, tha Bori Fati më tej.

Duke mos u ndalur me kaq, Bori Fati tregoi se është tejet i zemëruar me trajnerin e Barçës, Xavin.

“Nuk e di pse Xavi nuk luan me Ansun. Ai duhet të ketë arsyet e tij. Ansu nuk është i zemëruar me të, pasi që Xavi ka qenë gjithmonë idhulli i tij. Por unë, unë jam tejet i zemëruar si baba”, tha babait i Fatit.

Më tej, ai tregoi se e ka këshilluar Ansun që të largohet nga klubi gjatë verës, por se 20 vjeçari nuk po i sheh gjërat si ai dhe dëshiron që të qëndrojë te Barcelona.

“Mateu Alemany më thotë se Ansu është pjesë e trashëgimisë së klubit. Unë si baba i kam thënë Ansut se është më mirë që ai të largohet. Por Ansu më ka thënë se nuk është dakord me mua për këtë. Ai dëshiron të qëndrojë”, tha Bori Fati.

“Nëse do të ishte vendimi im, unë do të largohesha qysh nesër nga Barcelona. I kam thënë Ansut që nëse situata nuk ndryshon ne duhet të largohemi, por ai më thotë se e kam gabim”, shtoi më tej ai.

Kur u pyet nëse Ansu ishte në dijeni të asaj që po thoshte gjatë intervistës, Bori Fati u përgjigj: “Jo. Ai është duke fjetur dhe nuk mund të më dëgjojë sepse shtëpia është shumë e madhe”.

Duke vënë në shënjestër Luis Enrique për mungesën e minutazhës së Fatit gjatë Kupës së Botës Katar 2022, ai tha:

“Për atë që ndodhi në Kupën e Botës, do të kisha preferuar që Ansu të mos kishte shkuar. Në Kupën e Botës, ju po mposhtni Kosta Rikën me 7 gola dhe Luis Enrique nuk e dërgon as të bëjë përgatitje”.

Bori Fati më tej vazhdoi të shprehte shqetësimin për situatën e djalit të tij, duke pretenduar se numri 10 i Barcelonës meritonte trajtim më të mirë.

“Me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se pse ka kaq pak minuta Ansu Fati…Jemi duke folur për numrin 10 të Barçës”, tha Bori Fati.

Sa i përket Ansut, sipas babait të tij, ai dëshiron që të qëndrojë dhe të luftojë për një vend si titullar në formacion. Vetëm koha do të tregoj se si do përfundojë kjo saga, veçanërisht me disa klube të Premier Ligës që janë të interesuara në shërbimet e yllit të La Masias.

“Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se si Ansu Fati ka pak minuta… Ne po flasim për numrin 10 të Barçës,” tha ai.

/TV Malisheva

Share.