Një familje në Prizren është bërë subjekt i një ndërhyrjeje të policisë për shkak të kanosjes së dy anëtarëve të saj për çështje pronësore.

Babë e bijë kanë lajmëruar policinë se ishin kanosur me vrasje nga bashkëshortja, djali e vajza.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë”, konfirmoi policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, por më pas ishin liruar pas vendimit të prokurorit.

“Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP ‘Adem Jashari’ nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, vijoi policia.

/TV Malisheva

Share.