Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ministrave të Kurtit dje u kanë dalë pagat me rritje rreth 400 euro.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrami në një postim në Facebook ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për kursimin e energjisë elektrike.

Këto deklarata të ministres, Bajrami i ka quajtur tallje me qytetarët.

Postimi i plotë:

“Ministrave të Kurtit dje u ka dalë paga për rreth 400 Euro më e lartë, në krahasim me muajin janar. Tani paskan fillu edhe u tallë me qytetarët.

Mosni se nuk është mirë kështu!

Ministrja paska thanë janë kursy 1 milion euro. Ku ministre ke kursy, pasiqë të dhënat e KOSTT-it dhe ZRRE-së, e të cilat ju asnjëherë nuk i keni kontestu thonë se vetëm shpenzimi i energjisë në katër komunat verior, për 2022 kapë shumën prej 63 milionë euro”.

/TV Malisheva

 

Share.