Bajrush Hoti, kryetari i degës së LDK-së në Malishevë përmes rrjetit social në facebook, iu është kthyer edhe një herë vendimit të marrur kohë më parë
Ja postimi i plotë :
KUR BËNË PAZAR PA HANGJIN
Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjën e rregullt të mbajtur më 20.11.2019, ka marrë vendim për shkëputje të bashkëpunimit opozitar me partitë opozitare, PDK, LVV dhe AAK në KK. Malishëvë , e që nënkupton se Dega e LDK-së tërheq z. Rrahim Morina nga pozita e Kryesuesit në KK Malishevë.
Ky vendim është protokoluar zyrtarisht në arkivë të KK Malishevë më datë 22.11.2019 dhe nr. protokolli 02/628 drejtuar në adresë të Administratës Komunale në Malishevë dhe të shefave të grupeve të këshilltarëve opozitarë si PDK, LVV dhe AAK, me të cilët kemi bashkëpunuar deri tani dhe i falenderojë për bashkëpunim.
Në këtë vendim është cekur qartë se Dega e LDK-së në Malishevë, tani e tutje do të veprojë si parti e vetme opozitare me këshilltarët e saj në KK Malishevë, si dhe ka përcaktuar qartë formën e bashkëpunimit tani e tutje me partitë opozitare PDK, LVV dhe AAK, që do të bashkëpunojmë me partitë opozitare për temat që i vlerësojmë se janë në interes të qytetarëve të KK Malishevë.
Pas këti Vendimi të Degës së LDK-së në Malishevë kanë filluar të dëgjohen zëra se gjëja LDK Dega në Malishevë po hynë në koalicion me partinë Nisma Socialdemokrate në KK Malishevë,
Sa për sqarim,
Dega e LDK-së në Malishevë ju drejtohet zërave dëshpërues dhe dashakeq, si jashtë LDK-së dhe ata pak që mundë të jenë brenda saj, të cilët nuk po mund të pajtohen me të arriturat e LDK-së, të mos shushurisin rrugëve e kafeneve me propaganda dhe të pa vërteta.
Se nuk bëhet Pazar pa Hangjin.
LDK Dega në Malishevë në zgjedhjet Parlamentare të 6 Tetorit 2019, ku përpos ngritjes së votës tani ka një deputet në Parlamentin e Kosovës z. Fetah Rudi.
Prandaj LDK Dega në Malishevë në asnjë rrethanë nuk do të hyj në koalicion me partinë Nisma Socialdemokrate në KK Malishevë.
Dega e LDK-së në Malishevë vazhdon fuqishëm rrugëtimin dhe aktivitetin e saj për fitore të reja.
09.12.2019 Kryetari i Degës së LDK-së
Malishevë Bajrush Hoti