Skuadra e Llapit e ka rifilluar me fitore kampionatin në Ipko Superligën e Kosovës.
Në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina fitoi me shifrat 4:1 përballë Dukagjinit të Klinës.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u shpreh i lumtur me fitoren, dhe deklaroi se Llapi është i gatshëm për Evropë.
“Kam kërkuar nga lojtarët të jenë të vëmendshëm, kemi mundur të shënojmë më shumë gola në pjesën e parë, por që iu kam thënë futbollistëve se pikët e plota duhet fituar”, tha fillimisht Batatina për SSK.
“Kjo skuadër e Dukagjinit nuk e meriton të bie nga liga, por i ka bërë disa gabime në fillim të kampionatit”.
“Goli i tretë i yni ishte gol i qetësisë, ku më pas me disa zëvendësime freskuam skuadrën ku më pas erdhi edhe goli i katërt”.
“Llapi nuk guxon të bie nga liga për shumë vite, dhe gjitha ndeshjet e fundit do të shkon të luajë futboll të bukur, sepse nuk dorëzohemi lehtë. Me 6 pikë diferencë për pozitën e dytë që dërgon në Evropë, atëherë kjo skuadër e Llapit ka një mundësi të artë për të arritur atë pasi luan me kundërshtarët direkt nga pozitat më të larta”, përfundoj Batatina./ Tv Malisheva