Dy zyrtarë të shërbimeve sekrete të Bashkimit Evropian njoftuan se ishin identifikuar disa anije të marinës ruse në afërsi të rrjedhjeve të gazsjellësit “Nord Stream” të hënën dhe të martën, raportoi CNN.

“Është e paqartë nëse anijet kishin ndonjë lidhje me shpërthimet, por rasti është një nga shumë faktorë që hetuesit do të shqyrtojnë. Nëndetëset ruse u dalluan në afërsi të këtyre zonave, javën e kaluar”, tha një nga zyrtarët e shërbimeve sekrete, raporton ATSh.

“Anijet ruse operojnë në mënyrë rutinë në zonë, ndërsa prania e anijeve nuk tregon domosdoshmërisht se Rusia mund të ketë shkaktuar dëmin”, sipas një zyrtari ushtarak danez.

“Ne i shohim ato çdo javë. Aktivitetet ruse në detin Baltik janë rritur vitet e fundit. Ata shpesh testojnë vetëdijen tonë, si në det ashtu edhe në ajër”, shtoi ai.

“Por, pamjet hodhën dyshime të mëtejshme mbi Rusinë, e cila ka tërhequr një vëmendje të madhe nga zyrtarët evropianë dhe amerikanë, si e vetmja lojtare në rajon që besohet se ka aftësinë dhe motivimin për të dëmtuar qëllimisht gazsjellësit”, sipas CNN.

/TV Malisheva

Share.