Kryeministrja belge, Sophie Wilmès njoftoi sot një riforcim, duke filluar nga nesër, të masave përballë rritjes së rasteve me koronavirus, me mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjitha ambjentet e mbyllura publike, tregje, rrugë tregtare, hotele, restorante dhe kafene.
Maska ka qenë e detyrueshme që prej 11 korrikut në transportin publik, dyqane, kinema, vendet e kultit, muze dhe biblioteka.
Zonat me frekuentim të lartë, ku maska do të jetë tashmë e detyrueshme do të përcaktohen nga autoritetet lokale.
Përsa i përket hoteleve, kafeneve dhe restoranteve, mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në tryezë.
Nga ana tjetër, klientët duhet të japin një adresë emaili ose një numër telefoni për të mundësuar ndjekjen në rast të kontaminimit.
“Belgët aktualisht janë të autorizuar të shohin 15 persona në javë, por kjo “flluskë” prej 15 nuk është sigurisht përfundimtare dhe mirëmbajtja e saj në të ardhmen do të varet nga sjellja individuale”, theksoi kryeministrja