Gazetari dhe ish-kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha ka thënë se zhvillimi i bashkëpunimit ndërshtetëror Kosovë-Izrael, do të duhej deri më tash të sjellte rezultate më të mëdha, veçanërisht kur shohim nevojën e Kosovës që të shënojë progres premtues në shumë fusha, duke filluar nga ajo e sigurisë, zhvillimi ekonomik, inovacioni, arsimi, bujqësia dhe fusha tjera.

Ai ka shkruar se realiteti tregon se progresi është mjaft i pavërejtshëm. E kjo, sipas tij, nuk është mirë për shtetin tonë të ri.

“E di që këtë pushtet, situata e tanishme nuk i mërzitë fare. Tashmë ekziston edhe zyrtarisht “Oda Ekonomike Kosovë Izrael”, e themeluar nga shtetas kosovar dhe amerikan. Udhëheqësit e saj janë politikanë dhe në shikimin e vlerësimin tim nuk e kam mjaft të qartë se pse kjo Odë duhet të drejtohet nga politikanët e jo nga biznesmenët e mirëfilltë ose nga anëtarë të dalluar të shoqërisë civile. Ja linku i saj është më poshtë: https://kicc-ks.org/about-us/?fbclid=IwAR30uTI5yRg_OQFyXgje0sXVQ-NoiJvOf2fBOnZuEnRPdInMGaYXPVsmjIg#honorary “, ka shkruar ai./TV Malisheva

Share.