Presidenti i ShBA-së, Joe Biden mirëpriti lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Gjykata e akuzoi Presidentin Putin për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë – diçka që presidenti Biden tha se lideri rus e kishte bërë “qartë”.

Pretendimet fokusohen në deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, që nga fillimi i luftës së Rusisë, në vitin 2022.

Moska i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar urdhër-arrestimin si “fyes”.

Ka shumë pak gjasa që do të ketë rezultat nga ky veprim, pasi gjykata nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi.

Rusia nuk është vend anëtar në gjykatën në fjalë, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.

Megjithatë, kjo mund të prekë Putinin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar në botë. Ai tani mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të gjykatës, shkruan BBC, përcjell TV Malisheva.

Putin është vetëm presidenti i tretë që i është lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

/TV Malisheva

Share.