BMW ka prezantuar modelet Edition ColorVision Serie 1 hatchback dhe Serie 2 Gran Coupe.

Modeli Edition ColorVision përfshinë një ekskluzivitet si nga ana vizuele ashtu dhe nga ajo e dizajnit.

Modelet e lartpërmendura janë të disponueshme në treg në tetë ngjyra të ndryshme, e ata që kanë xhepat më të thellë kanë në dispozicion edhe ngjyra tjera.

Në brendësi janë ulëset e M Sport të veshura me lëkurë të dyngjyrëshe Dakota. Ndërsa sa i përket instrument tabelës, pothuajse ka mbetur e pandryshuar nga modelet e kaluara.

Shitja e tyre pritet të fillojë në korrik, ndërsa çmimi dhe detajet e tjera se në cilat kontinente do të jenë të disponueshme për blerësit potencial, akoma nuk janë zbuluar.

/TV Malisheva

 

Share.