Po vazhdon të bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm Kampionati Botëror që po zhvillohet në Katar.

Tashmë janë përcaktuar tre çiftet e para çerekfinale ku janë të garantuar tri përballje të jashtëzakonshme.

Kampioni në fuqi, Franca do të ketë punë tejet të vështirë pasi do të ballafaqohet me Anglinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 dhjetor me fillim nga ora 20:00.

Sfida tjetër interesante do të jete ajo ndërmjet Holandës dhe Argjentinës. Lionel Messi do të kërkojë të ndjekë ëndrrën e tij për t’u shpallur kampion i botës. Këtë ballafaqim do ta shohim më 9 dhjetor nga ora 20:00.

Çifti tjetër, po ashtu tejet i paparashikueshëm do të jetë ai ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit, sfidë e cila do të zhvillohet më 9 dhjetor me fillim nga ora 16:00.

Çifti i katërt dhe i fundit i këtij kampionati do të mësohet nesër nga ballafaqimet Maroku-Spanja dhe Portugalia-Zvicra.

Share.