Po vazhdon rrjedha e Kampionatit Botëror në hendboll për universitete që po zhvillohet më Prishtinë.

Në ndeshjen e tretë të ditës së sotme, ekipi nga Kroacia, Pula, ka fituar ndeshjen spektakolare përballë ekipit nga Turqia, Gazi, raporton TV Malisheva.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadrat treguan lojë kualitative dhe fituesi u përcaktua në sekondat e fundit dhe fitorja i takoi skuadrës kroate me rezultat të ngushtë 36:34.

Për skuadrën kroate me 9 gola kontribuoi, Niko Martinoviç, kurse nga radhët e ekipit turk më i miri ishte Yesa Ardem me 9 gola.

Share.