Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe ju shkrihet në gojë pasi mishi është i butë, i lëngshëm dhe i shijshëm

Shërbejini me disa perime, të ziera ose në formën e një sallate të mirë.

Përbërësit:

– 1,5 kg brinjë qengji;
– 2 qepë;
– 2 lugë të vogla hudhra të bluara;
– 3 lugë të vogla mjaltë;
– 3 lugë të vogla vaj ulliri;
– ¼ e filxhanit salcë soje;
– 1 një filxhan verë;
– piper;
– kripë;
– ¼ e filxhanit lëng limoni;
– 1 lugë e vogël kanellë.

Përgatitja:

Në një enë më të vogël përzieni qepën e grirë, hudhrën, vajin, mjaltin, salcën e sojës, verën, piperin, kripën, lëngun e limonit dhe kanellën.

Brinjët e qengjit vendosni në një enë rezistuese ndaj zjarri dhe hidhni sipër gjithë përzierjen.

Futeni në frigorifer për një orë dhe kthejeni në furrë të shporetit. Piqeni 40 minuta në 200 gradë Celsius.

Shërbejeni me perime. /TV Malisheva

Share.