Xhudisti i Kosovës, Dardan Cena, ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, në Kampionatin Evropian të juniorëve.

Në këtë turne që po zhvillohet në Pragë të Republikës së Çekisë, Cena arriti ta fitoj medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Shpresa jone olimpike 2022, arriti suksesin më të madh në karrierën e tij. Ai fitoi pesë luftëra.

Në rrugëtimin e tij deri te e bronzta, Dardani në raundin e parë e mposhti me Wazaari dhe Ippon xhudistin nga Estonia, Artemi Larionov.

Ndërkaq, në raundin e dytë Cena shënoi fitore me Ippon kundër ukrainasit, Anton Shuhalieiev, përcjellë TV Malisheva.

Dardani vazhdoi me fitore ku në raundin e tretë e mposhti me Wazaari xhudistin e Sllovenisë, Nace Herkovic, kurse u njoftua me humbje në çerekfinale, pasi u mposht nga hungarezi, Daniel Szegedi.

Pas kësaj ndeshjeje, Cena vazhdoi në fazën e repesazhit, ku në raundin e parë me Ippon e mposhti çekun, Petr Mlady.

Xhudisti ynë u përball me hungarezin, Gergely Adorjani, në luftën për medaljen e bronztë, në të cilën doli triumfues.

/TV Malisheva

Share.