Einxhel dhe Beniada krijuan miqësi me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Mirëpo, pas daljes nga shtëpia dy ish-finalistet nuk janë parë më bashkë.

Einxhel i jep goditjen përfundimtare shoqërisë me Beniadën

E ftuar në “Why Not”, Einxhel tha: Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtetë këtë gjë (qesh).

Së fundmi, moderatorja duket se i ka dhënë goditjen e fundit shoqërisë së tyre, teksa i ka bërë unfollow në Instagram. Nga ana tjetër Beniada vazhdon ta ndjekë ende./TV Malisheva

Share.