Dhjetë persona kanë vdekur në brigjet e Adriatikut, në qendër të Italisë, për shkak të motit të keq gjatë natës, kanë thënë autoritetet.

Agjencia e lajmeve, ANSA, ka cituar mbrojtjen civile të ketë thënë se dhjetë njerëz kanë vdekur në Ankona të rajonit Marke, dhe se disa të tjerë janë të zhdukur, përfshirë një fëmijë.

Udhëheqësi i rajonit Marke, Francesco Acquaroli, ka thënë në Facebook se ai është duke ndjekur “zhvillimet për këtë krizë meteorologjike shumë serioze, që ka goditur rajonin tonë, si dhe operacionet e shpëtimit”.

Të enjten, autoritetet për mbrojtje civile i kanë paralajmëruar banorët që të strehohen në rajone më të larta, për shkak të rrezikut nga përmbytjet. /euronews

/TV Malisheva

Share.