Janë zhvilluar sot edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së tetë ku u ballafaquan Drenica me Prishtinën dhe Trepça ’89 me Dukagjini.

Drenica mori një fitore të madhe duke e përmbysur rezultatin nda Prishtinës së Ismet Munishit, raporton TV Malisheva.

Bardhekaltërit kaluan në epërsi në minutën e 52′ me golin e Gashit, por, vendasit që në dhjetë minutat e fundit të realizojnë dy gola për të marrë tre pikë të plota.

Fillimisht rezultatin e barazoi Gavazaj në minutën e 79′ dhe pastaj për 2-1 realizoi Abazi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 triumfoi me rezultat 3-0 ndaj Dukagjinit me golat e realizuara nga Fashi, Rrahmani dhe Mba.

Share.