Sot do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Klinë, skuadra e Dukagjinit do ta presë skuadrën e Feronikelit.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Palushaj, Syla, Mustafa, Dushi, Doshlaku, Mulaj, Milicaj, Merlaku
Feronikeli: Troshupa, Berisha, Thaqi, Loshaj, Hoxha, Millaku, Dabiqaj, Da Silva, Kullaj, Hoti, Gbowa
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, kryetrajneri i Niklit Afrim Tovërlani është shprehur se skuadra e tij është e gatshme për këtë ndeshje.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 17:00./ Tv Malisheva