Jurgen Klopp falënderoi Aston Villa dhe Wolves që luajtën rolin e tyre në xhiron e Premier League, ndërsa lavdëroi Manchester Cityn dhe Pep Guardiolën pas triumfit të tyre për titull.

Duke iu referuar një pasdite të çmendur, Klopp tha: “Urime Man City dhe Pep Guardiola. Faleminderit Aston Villa dhe Wolverhampton për një lojë të bukur në xhiron e fundit”

“Nuk është rezultati që donim. Nuk i di saktësisht rezultatet, por e di që ishin 1-0 – ishin edhe 2-0? Sigurisht që për momentin ka zhgënjim edhe këtu. Vendi i dytë është historia e jetës sime. Ju duhet të merrni më shumë pikë se çdo ekip tjetër, por ne nuk e bëmë këtë.”

Liverpool tani do të luajë me Realin të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve./TV Malisheva

Share.