Mikel Arteta është shumë afër të bëhet trajneri i ri i skuadrës së Arsenalit.

Ai ka rënë dakord me ‘Topçinjtë’ dhe pritet t’i bashkohet klubit të enjten, ndërsa do të jetë në stol për duelin me Evertonin.

Por, me arritjen e plotë të marrëveshjes, Josh Kroenke është nisur për në SHBA me emërimin e Arteta që pritet të ndodh së shpejti.

Arteta thuhet se është pajtuar për një marrëveshje tre vjeçare e gjysmë me pagë prej pesë milionësh në sezon.

Ai mund të jetë në stol për përleshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Evertonit, ku 37-vjeçari kaloi gjashtë vjet si lojtar.

Ndryshe, Arteta është tash a sa kohë duke ushtruar rolin e ndihmësit të Pep Guardiolas te Manchester City.

Share.