Komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë në Hollywood Bowl të martën mbrëma.

Disa pjesëmarrës që ndoqën shfaqjen postuan video të incidentit në rrjetet sociale, ku duket komediani në skenë ndërsa një burrë përpiqet që ta godasë, raporton Hollywood Reporter.

“Ishte një burrë trans”, tha ai me shaka duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike. Chappelle po performonte në “Is A Joke Fest’, një festival komedie në Los Angeles i organizuar nga gjigandi i transmetimit Netflix./TV Malisheva

Share.