Klubit të FC Malishevës, i është shtuar edhe një përforcim i ri.

Bëhet fjalë për lojtarin, Fatjon Celani, i cili u transferua nga klubi Rumun SSU Politehnica Timișoara.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.

“Fatjon Celani është përforcimi i radhës në klub

Konfirmojmë kompletimin e transferimit të Celanit nga klubi Rumun SSU Politehnica Timișoara.

Mirë se vjen Fatjon!”, thuhet në njoftimin e klubit.

/TV Malisheva

 

Share.