Ish-i burgosuri politik, Ekrem Kastrati në një intervistë ekskluzive për TV Malisheva ka thënë se pjesa më e tmerrshme e jetës së tij ka qenë masakra e Dubravës.

Ai ka thënë se ata kanë përjetuar tmerrin teksa kanë parë shokët e tyre tek  vriten para syve të tyre.

“Njëra prej pjesëve të jetës sime e cila është më e tmerrshmja ka qenë masakra në burgun e Dubravës, domëthënë aty ku para syve tanë janë vrarë shoktë tanë”, ka thënë Kastrati.

Ai ka rrëfyer edhe momentin kur ata përballeshin me vdekje në mesin e gjithë armatimit që ishte hedhur në drejtim të tyre.

“Nuk e dimë as ne vetë si kemi arritur të shpëtojmë, nëpër breshëri plumbash, nëpër bombardime me bomba dore dhe nëpër shumë sakrifica apo momente që kanë qenë delikate për jetën e të burgosurve, prandaj në shprehim ngushëllime familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre atje”, ka thënë Kastrati.

Masakra e kobshme e Dubravës ndodhi në vitin 1998, në kohën ku një nga të burgosurit ishte edhe Ekrem Kastrati, shumë nga të vrarët në atë masakër edhe sot e asaj dite nuk dihet për fatin e tyre. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.