Skuadra e Empolit ka befasuar duke e mposhtur Interin para tifozëve të saj në stadiumin “Giuseppe Meaza”.

Në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 19-të të kampionatit italian Serie-A, Empoli triumfoi me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar në minutën e 66′ nga Baldanzi, ndërsa asistues ishte shqiptari Nedim Bajrami.

Interi luajti me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 40′ pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua kapiteni Milan Skriniar.

Pas kësaj disfate, skuadra e Simone Inzaghit mbetet në kuotën e 37 pikëve në vendi e tretë, duke u larguar edhe më shumë nga lufta për titull të kampionit.

Share.