Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o është përfshirë në një zënkë skandaloze me një ‘youtuber’ me të cilin është përleshur fizikisht.

Pas ndeshjes mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, Eto’o sulmoi një ‘youtuber’ algjerian. Ish-futbollisti i Kamerunit ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e 1/8-ës së finales se Botërorit dhe gjatë largimit është rrethua nga fansat dhe gazetarët për foto dhe pyetje.

Në veçanti, një ‘youtuber’ algjerian i bëri një pyetje në lidhje me Gassama, arbitrin e skualifikimit të diskutueshëm të Kamerunit në Kupën e Botës gjë për të cilën Eto’o është zemëruar dhe e ka sulmuar fizikisht atë.

Pamjet e publikuara tregojnë të gjithë ngjarjen e ndodhur ku shihet frustrimi i jashtëzakonshëm i ish-lojtarit të Barcelonës.   /TV Malisheva 

Share.