Edicioni i ri i Kupës së Kosovës, ku do të ballafaqohen tetë skuadrat e Superligës do të zhvillohet në Rahovec.

Kështu ka vendosur Bordi Ekzekutiv i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur të hënën.

Për organizimin e saj FBK ka kërkuar masa të rrepta sigurie në palestrën “Mizahir Isma”, vendosjen e kamerave si dhe angazhimin e një prokurori kujdestar në palestër në datat e organizimit të eventit.

Po ashtu federata ka bërë të ditur që do të lejohen tifozët në ndeshjet e kupës, por jo në mënyrë të organizuar dhe pa simbole dalluese.

/TV Malisheva

Share.