Me siguri nuk e keni idenë për atë se sa sheqer secila pemë ka. Në esencë, nuk duhet të shmangni as pemën e cila përmban mjaft sheqer, mirëpo duhet të keni një ide për atë se sa sheqer keni futur në organizëm.

Mos u lodhni shumë duke zgjedhur pemët të cilat kanë pak sheqer, sepse sheqeri i pemëve nuk është i njëjtë me atë industrial. Ky sheqer natyral i cili gjendet në pemë, vjen bashkë me fibrat ushqyese, nutrientët, antioksidantët dhe me materiet e tjera të mira. Megjithatë, duhet të kujdeseni se sa sheqer fusni në organizëm.

Secili sheqer, madje edhe ai natyral, ndikon në nivelin e insulinës dhe potencialisht çon në shtimin e peshës trupore dhe në diabet, nëse nuk kontrollohet.

Meqenëse pemët nuk e kanë deklaratën e përmbajtjes, në këtë artikull të Ekonomia Online do të mësoni se cilat pemët kanë mjaft sheqer dhe cilat pak sheqer.

Pak sheqer: avokadoja

Në një avokado të madhësisë mesatare gjendet vetëm një gram sheqer. Me siguri avokadoja nuk është pema e parë e cila na bie në mend, mirëpo duke pasur parasysh që përmban aq pak sheqer dhe mjaft yndyra të shëndetshme, duhet ta hani, së paku herë pas here. Natyrisht, nuk duhet ta teproni…

Shumë sheqer: fiku

Në një kokërr mesatare fiku gjenden rreth 10 gramë sheqer! Prandaj fiku është aq i lëngshëm dhe i ëmbël. Përmban mjaft sheqer dhe kalori, pothuajse sa edhe çokollata! Në të vërtetë, për dallim nga çokollata, fiku përmban edhe mjaft fibra ushqyese dhe kalium…/TV Malisheva

Share.