Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, njoftoi se është shëruar pacienti i dytë i infektuar me COVID-19 nga kjo komunë, ndërsa familja e të shëruarit do të vazhdojë të qëndrojë në izolim.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë se sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u informuam për shërimin e plotë të pacientit të dytë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Podujevës, kurse familja ku kishim personat e infektuar do të vazhdojë të qëndrojë në vetëizolim”, tha Rudari.

Po ashtu, lajm tjetër i mirë është se është hequr masa e karantinës për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë.

Por, Rudari apeloi banorët që të respektojnë të gjitha masat.

“Aapeloj te banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë Komunës së Podujevës t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe institucioneve të tjera, që sa më lehtë dhe pa pasoja për shëndetin ta përballojmë këtë sfidë. Rrini në shtëpi”, përfundoi Rudari./ Tv Malisheva

Share.