Gabim trashanik i Stivi Frashërit, Malisheva në epërsi në minutën e parë ndaj Ballkanit

Skuadra e Malishevës ka shënuar golin e parë në duelin ndaj Ballkanit. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Agon Xhaka, përcjellë TV Malisheva. Xhaka ka shënuar në minutën e parë, pas një gabimi trashanik nga Stivi Frashëri. Rezultati aktual i takimit është 1-0 /TV Malisheva