Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka komentuar sërish mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit të Interit , Milan Skriniar.

Qendërmbrojtësi ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Interin dhe agjenti i tij konfirmoi për “Telenord” se ai ka qenë në bisedime me PSG-në si dhe me klube të tjera jashtë Italisë.

Pas fitores 7-0 të PSG-së në Kupën e Francës, Galtier foli për “beIN Sports” dhe u pyet për situatën e Skriniar.

“Nuk mund të them nëse ai do të arrijë këtë dimër apo këtë verë. Ai është një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë të gjatë. Në fakt, ne menduam se e kishim marrë tashmë verën e kaluar.”

Gjigantët e Ligue 1 kishin disa propozime të refuzuara nga Interi, duke arritur në 60 milionë euro, sepse italianët ishin të bindur se Skriniar do të nënshkruante një kontratë të re, përcjellë KosovaPress.

Interi duhet të shesë në afatin kalimtar të janarit për të shmangur humbjen e Skriniar me parametra zero kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

/TV Malisheva

Share.