Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Neshville në SHBA.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua për vdekje nga policia.

Zëdhënësi i De Departamentit të Policisë Metropolitane, Don Aaron, Neshville tha se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë, tha Don Aaron, shkruan BBC.

Policia ka dhënë një rrëfim për atë që ndodhi dhe kur, gjatë të shtënave vdekjeprurëse të djeshme në shkollën në Nashville:

Policia tha se e dyshuari hyri në shkollë duke qëlluar në njërën nga dyert e shkollës – të cilat ishin të gjitha të kyçura.

Sulmuesja është zhvendosur nga kati i parë në katin e dytë të shkollës, duke qëlluar disa herë

Policia mori thirrjen fillestare për të shtënat në orën 10:13 me orën lokale (15:13 GMT) të hënën në mëngjes.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, filloi të largonte njerëzit nga zona.

Pasi dëgjuan të shtëna armësh nga kati i dytë, policia u ngjit lart dhe pa qëlluesin të qëllonte.

Policia “qëlloi” të dyshuarën – e cila u qëllua për vdekje nga dy nga pesë policët që ishin në vendin e ngjarjes.

Sulmuesja ka vdekur në orën 10:27.

Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera në Nashville, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmështizë deri në fund të muajit.

/TV Malisheva

Share.