Komuna e Gjilanit ka ndërprerë sot objektin e radhës, i cili është ndërtuar pa leje, gjatë periudhës që po zbatohen masat kundër Covid-19.

Kryetari Lutfi Haziri ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë, duke e shfrytëzuar kohën e pandemisë.

“Ne i kemi identifikuar dhe ndërprerë ndërtimet pa leje që janë bërë brenda një muaji. Rasti i fundit i ndërprerjes së punimeve për një objekt, i cili duket se është destinuar për motel, në këtë kohë kur ne po përballemi me masat kundër pandemisë, është shembulli më i keq”, ka thënë Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që mos tentojnë ta shfrytëzojnë pandeminë për aktivitete ndërtimore ilegale, pasi do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi/TV Malisheva

Share.