Një person ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishte shkuar një person i maskuar, i cili nën kërcenim të thikës viktimës i kishte grabitur 150 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar. /TV Malisheva