Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar kombëtaret e radhës të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje.
Në kuadër të Grupit B të këtij Botërori, Anglia e ka siguruar kualifikimin tutje me fitore ndaj Uellsit, kurse Amerika e ka eliminuar Iranin.
Anglia e mposhti Uellsin me rezultat 3:0, ku golashënues ishin Rashford me dy gola (minuta e 50′ dhe 68′) dhe Phil Foden me golin e tij në minutën e 50′.
Po ashtu, krahas kësaj përballje u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Iranit dhe Amerikës, ku kjo e fundit ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi ylli i Chelseat, Christian Pulisic i cili vulosi fitoren e Amerikës në minutën e 38′.
Me fitoret e sotme, Anglia dhe Amerika vazhdojnë në fazën e 1/8-ës së finales së këtij Botërori, kurse Uellsi e Irani përshëndeten pasi përfundojnë në pozitat tre dhe katër në tabelë.
Anglia e kryeson Grupin B me shtatë pikë, dy më shumë se Amerika në vendin e dytë.
Rezultatet finale
Irani 0:1 Amerika
Uellsi 0:3 Anglia